KryesoreLajme

Muja: 13 milionë euro subvencionim për tekstet shkollore për vitin shkollor 2024-2025 nga qeveria e Kosovës për nxënësit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-s ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit.

Deputeti i VETËVENDOSJE!-s, Armend Muja, tha se për vitin shkollor 2024-2025, do të përfitojnë rreth 212 mijë nxënës dhe për këtë janë alokuar 13 milionë euro që të mbulohen të gjitha kërkesat për subvencionimin e teksteve shkollore.

 “Dje GP i PDK-së gënjeu në mënyrë të hapur publikun se ku do të shpenzohen 20 milionë euro. Nuk është e vërtetë që do të shpenzohen 20 milionë euro, në fakt dallimi mes vitit 2024 dhe 2023 do të jetë që në vitin 2023 janë vetëm tekste për shkollim fillor, kurse këtë vit do të jetë edhe për shkollimin e mesëm të ulët, pra do të ketë diku 212 mijë nxënës që do të përfitojnë dhe kjo shifër, sic parashihet në planifikimin fillestar, do të jetë 13 milionë ero. Përpos kësaj, në dy vite radhazi është duke alokuar një buxhet shtesë për materialet mësimore, çanta, libra, fletore”, ka theksuar ai.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Ai foli edhe për deklaratat se kjo mënyrë e furnizimit me libra është maltretim.

“Kjo mbase mund të jetë stil jetese për PDK-në dhe LDK-në. Të qenit me fëmijët para librarive është e domosdoshme në bazë të të gjitha studimeve mbi arsimit”, ka deklaruar Muja.

Rruga Press

YouTube player