KryesoreLajme

MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit në veri të Mitrovicës, të gjitha objektet komunale të cilat u mbyllën së fundi nga Policia e Kosovës për arsye se kanë funksionuar sipas sistemit paralel të Serbisë, të njëjtat u janë dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme. E punimet për ristrukturimin e tyre do të fillojnë së shpejti.

Më 30 gusht, në një aksion të policisë në veri të Mitrovicës u mbyllën pesë institucione paralele.

E të njëjtat, tashmë kanë kaluar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Pronat si kjo në veri të Mitrovicës u mbyllen edhe në tri lokacione të tjera pasi që në to më herët janë kryer shërbime në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Kryesuesi komunal i komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin tha për televizionin se kjo është në vazhdën e shtrirjes së sovranitetetit në katër komunat veriore.

“Pronat komunale të shfrytëzohen sipas kërkesës së ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila u ardhë nga kryetari edhe kemi votuar për shfrytëzimin e pronës së Punëve të Brendshme. Ajo është një detyrë obligative, shtrirja e sovranitetit edhe ligjshmërisë në pjesën veriore pa marrë parasysh nga cila Ministri do të vjen ne jemi të gatshëm për shtrirjen e sovranitetit me vendimet e Kuvendit”, tha Ugljanin.

Ugljanin dha detaje edhe për ministritë e tjera që do të hapën në këto objekte.

“Të ministrisë së Financave, është Ministria për Komunitete dhe Kthim, edhe do Ministri të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi ai.

E sa qëndroi ekipi i televizionit, të pranishëm ishin edhe Policia e Kosovës.

Televizioni ka mësuar se së shpejti pritet të fillojnë punimet në ristrukturimin e objektit për Ministritë përkatëse.

Rruga Press

YouTube player