Mourinho “tradhton” Kumbullën, Roma e nxjerr në shitje mbrojtësin kuqezi, i vendos dhe çmimin
“Luan apo jo në finale, Kumbulla nuk largohet, do të jetë pjesë e Romës edhe sezonin tjetër, me 100%, kam shumë besim tek ai”, u shpreh Jose Mourinho në konferencë për shtyp, përpara finales së Conference League.
Ndryshe nga ajo që tha Mourinho, mediat italiane kanë një tjetër version, Kumbulla nuk është i pashitshëm. Sipas Calciomercato.it, Mourinho kërkon një tjetër mbrojtës qendre mëngjarash, një lojtar me më shumë eksperiencë. Me dy qendrat e tjera të konfirmuara, Smalling dhe Ibanez, Kumbulla pritet të largohet gjatë kësaj markatoje vere.
Për lojtarin kuqezi ka interesim të madh në merkato, kërkohet nga ekipe si Bologna, Torino, Sampdoria dhe mbi të gjitha Fiorentia. Roma është e gatshme të futet në negociata, por nuk pranon skonto në vlerën e tij të kartonit, kërkon minimalisht 20 milionë euro për të lënë të lirë Kumbullën.
Rruga Press