Moti për të shtunën dhe të dielën

Pas ditëve me diell, në fundjavë duket se do të kthehen vranësirat.
Kështu bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në parashikimin e motit për të shtunën dhe të dielën.
Moti për fundjavën:
Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Era nga juglindja-verilindja me shpejtësi mesatare 1-7m/s.
Dita e diel parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Në jug vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët.
Era juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s.


Rruga Press