Moti në Shqipëri, Kosovë, MV, rajon dhe Evropë
Shqipëri
Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Por pas mesdites vranësirat kalimtare të behën më të dukshme në zonat malore, ku në Veri do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu. Ndërsa pjesa me e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Paraditja në Kosovë parashikohet të jetë me kthjellime dhe në zona të izoluara do të ketë kalime të pakta vranësirash. Por pas mesdite vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, duke sjell shira të pakët dhe të izoluar në zonat Veriperëndimore.
Maqedonia e Veriut
Vijonë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë mbizotëruese për gjatë gjithë 24_orëshit në MV, ku kthjellimet dominuese do të jenë në orët e para të ditës. Ndërsa mesdita dhe kryesisht pasditja parashikohet të sjellin kalime vranësirash në një pjesë të madhe të MV.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht në Qëndër të kontinentit do të ketë zhvillime të përkohëshme dhe të izoluara të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra. Ndërsa në pjesën tjetër të kontinentit kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë dominuese, duke bërë që kthjellimet të jenë më të dukshme. Por herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash të cilat më të theksuara do të jenë në Europën Veriore dhe Lindore.
Rruga Press