Lajme

Moti i keq, vonesa në tragetet drejt Durrësit

Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari drejt Durrësit. Dy tragetet e planifikuara për t’u nisur nga Porti i Barit, mbrëmjen e kaluar, janë nisur prej andej rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa njëri prej tyre sapo është afruar në Portin e Durrësit, tjetri pritet të hyjë në basenin portual pas rreth 1 ore.

Lexo më shumë  Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshjet ndërkombëtare

Vonesa ka pasur edhe në nisjen drejt Barit, ndërsa njëri prej trageteve ka pësuar avari në basenin portual, për shkak të manovrave të gabuara.

Forca e detit në Gjirin e Durrësit aktualisht shkon nga 5-6, ndërsa shpejtësia e erës 15-20 m/s, duke bllokuar po ashtu edhe daljen e anijeve të peshkimit në aktivitet, deri në një urdhër të dytë të kapitanerisë.

Lexo më shumë  Kurti: Forca Kosovë! Përfaqësuesja na bëri krenarë pavarësisht humbjes në Stadiumin Fadil Vokrri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *