Lajme

Moti i keq, rënie gurësh dhe disa fshatra pa energji elektrike në Shkodër

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Rrugore  bëhet me dije se ka rënie gurësh e inertesh nga skarpatet e malit, të cilat pastrohen nga kontraktorët. Aktualisht nuk raportohet për bllokim të qarkullimit në asnjë aks rrugor.

Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vijuar reshjet e shiut gjatë gjithë natës, ku në zonat malore kanë rifilluar dhe reshjet e dëborës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Rrugore  bëhet me dije se ka rënie gurësh e inertesh nga skarpatet e malit, të cilat pastrohen nga kontraktorët. Aktualisht nuk raportohet për bllokim të qarkullimit në asnjë aks rrugor.

Lexo më shumë  ASK: Bruto Produkti Vendor në Kosovë në tremujorin e tretë ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë

Probleme ka pasur me furnizimin me energji elektrike, ku nga strukturat OSHEE raportohet se gjatë natës ka pasur defekt në këto zona:

– Fideri Gjegjan, Rrape dhe Qafë Mali ne N/st Fushë Arrëz,

– Fideri 4 ne N/st Ças,

– Fideri 3 Bushat,

– Fideri i Zuesit,

– Fideri Lavatrice ne N/st Vaudejes,

– Fideri Luf ne N/st Puke

– Një pjesë e Fiderit 5 ne Sh1.

Ekipet e OSHEE-së po vijojnë punën për riparimin e defekteve dhe rikithimin e energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjithë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *