Moti i keq – nisin avaritë dhe problemet me energjinë elektrike në Maqedoninë e Veriut
Lagje të Shkupit, Çairit, Manastirit, Sarajit, Kodrës së Diellit kanë raportuar për probleme me energjinë elektrike.
Një pjesë e shkëputjeve të energjisë janë paralajmëruar nga shpërndarësi i energjisë elektrike EVN.
Nga EVN Maqedoni AD njoftojnë se sot (e Enjte) pa energji elektrike do të mbeten:
– në periudhën nga ora 08:00 deri në 10:30,
përdoruesit e një pjese të Sarajit dhe objektet afariste në: Adem Iljaz, Islam Abazi, Qumështorja Glumovo, Drache Saraj, Stacioni i Karburantit Saraj (komuna Saraj);
– në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00,
përdoruesit e një pjese të rrugës Drma-Idrizovë (komuna Gazi Babë);
– në periudhën nga ora 10:30 deri në 13:00,
përdoruesit e një pjese të Sarajit dhe fshati Gërçec (komuna Saraj).
Ndërsa “info24” njofton se:
Nga EVN Maqedoni AD kemi marrë njoftim se nesër, në periudhën nga ora 09:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbeten përdoruesit e një pjese të rrugës Hristo Tatarçev 25 rreth numrit 113, Kisella Vodë (komuna Aerodrom).
Raportime te shumta janë bërë nga qytetarët se probleme ka pasur edhe në Kodrën e Diellit, menjëherë pas rreshjeve të para të borës.
Në Manastir është njoftuar shkëputja e energjisë për ditën e sotshme.
Disa pjesë të Manastirit nga ora 8:30 deri në 15:00 do të jenë pa energji elektrike. Lajmërime të tilla nga EVN janë vendosur në shtyllat e rrugëve “Ilindenska” dhe “Shtatë Korriku”, ku shkruhet se bëhet fjalë për një ndërprerje të planifikuar dhe kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve. Gjithashtu, edhe sot pjesë të rrugës “Ilindenska” kanë qenë pa energji për gati një orë.
Këto janë rrugë me qindra familje dhe ka biznese që operojnë dyqane. Manastiri nuk ka ngrohje qendrore të organizuar, kështu që shumë banorë dhe biznese përdorin inverterë për ngrohje, që funksionojnë me energji elektrike. Kjo do të thotë se nesër, në një nga ditët më të ftohta të këtij dimri, kur temperatura maksimale pritet të jetë 5 gradë Celsius, ata do të mbeten pa ngrohje.
“Kur pashë lajmin, telefonova në EVN dhe më thanë se këto dy rrugë nuk do të kenë energji. Çfarë më mbetet përveçse të mbyll dyqanin nesër? Kush do të më kompensojë humbjet? Por kjo nuk është më e keqja. Jetoj afër, kam fëmijë të vegjël dhe një nënë të sëmurë, nesër do të mbeten pa ngrohje. A është e nevojshme të merren masa të tilla në ditët më të ftohta?” – tha një pronar dyqani në rrugën “Ilindenska”.
Nga EVN njoftuan se për shkak të një defekti në katër linja kabllore 10 kV në nënstacionin “Bitola 4”, disa pjesë të Manastirit sot mbetën pa energji elektrike. Ata theksuan se ekipet e Elektrodistrubimit dolën menjëherë në terren dhe riparuan tre nga linjat në kohë rekord. Puna po vazhdon për riparimin e linjës së fundit- njofton portali “sdk.mk” .
Linjat e raportimit janë shumë të ngarkuara me raportimet e qytetarëve.
Energjia elektrike po bëhet çështje në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bosnjë Hercegovinën, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut etj.
Rruga Press