Lajme

Moti i keq/Ngrica në rrugët e Kukësit, probleme me energjinë, rikthehen gjeneratorët

 Moti i ftohtë me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta ka goditur prej disa ditësh zonën e verilindjes së vendit, ku termometri në qytetin e Kukësit ka zbritur deri në -3 gradë celcius.

Si pasojë e uljes së temperaturave, rrugët e qytetit dhe ato nacionale janë mbuluar nga akulli, duke shkaktuar vështirësi jo vetëm në qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Ndërkohë, moti i keq ka sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike të disa fshatrave por edhe në disa lagje të Kukësit. Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, duket se në quytetin e Kukësit, bizneset janë detyruar që të rikthejnë në punë gjeneratorët.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

“Në Bashkinë Tropojë, fshatrat Valbonë, Cernicë, Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Bytyq. Në Bashkinë Has, Nj.Ad Golaj, fshatrat Kishaj dhe Pogaj, Nj.Ad Gjinaj bashkia Has. Sa i përket gjendjes së rrugëve mësohet se ato nacionalet janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen, largimin e borës dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku. Deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë problematikë emergjente,” – thuhet në njoftimit e Komisionit të Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

E njëjta situata paraqitet edhe në Tropojë, ku pa energji janë pjesa më e madhe e njësive administrative si Llugaj, Margegaj, Tropjë e vjetër, Bytyq, Bujan përfshirë edhe zonën turistike të Valbonës.

Rruga Press

YouTube player