Lajme

Moti i keq në vend, ARRSH apel shoferëve: Këto janë akset ku duhet të bëni kujdes!

SHQIPËRI – Reshjet e dendura të shiut në të gjithë vendin kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në shumë prej akseve rrugore. Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, iu bën thirrje përdoruesve të rrugës të kenë kujdes.

Lexo më shumë  Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

ARRSH shkruan se deri në këto momente nuk paraqiten probleme në akset nacionale apo me qarkullimin e mjeteve. Mësohet se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve përgjatë rrugëve.

ARRSH ka edhe një apel për përdoruesit e rrugës, të cilët i fton të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Reagimi i plotë i ARRSH:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *