Lajme

Moti i keq në Adriatik, dy tragete nga Bari mbërrijnë me vonesë në Portin e Durrësit

DURRËS – Si pasojë e motit të keq në ditët e fundit në brigjet e Adriatikut perëndimor, dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur sot me vonesë.

Në kapitenerinë e Durrësit bëjnë me dije se dy tragetet janë nisur me vonesë nga porti italian i Barit dhe ndaj janë regjistruar dhe lëvizje në grafikun e mbërritjes së tyre në Durrës. Njëkohësisht vonesa ka pasur edhe në nisjen e trageteve nga Durrësi natën e kaluar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Dy tragetet e linjës Durrës-Bari janë nisur me afro 2 orë e gjysëm me vonesë dhe shkak këtë herë nuk ka qenë moti, por kontrollet e shtuara të policisë në mjetet që lëvizin drejt Italisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *