Lajme

Moti i keq ka pushtuar gjithë vendin! Qeveria ia lë në dorë fatit, s’merr asnjë MASË

Agjensitë meterologjike në Shqipëri prej ditësh paralajmëruan se vendi ynë do të përfshihej nga stuhi dhe reshje të dendura shiu. Çfarë bëri qeveria për të marrë masa? Asgjë! Por le t’ja nisim nga fillimi për të analizuar papërgjegjshmërinë që mund të kushtojë shumë për qytetarët shqiptarë. Moti i keq nisi që në fundjavë, por në mënyrë më të modertuar se dy ditët e para të javës që priten të shënojnë kulmin e reshjeve, ndërkohë që mediat njoftonin qytetarët për çfarë i priste, nga ana e qeverisë nuk u shpërnda asgjë udhëzim, nuk u mor asnjë masë. E kur flasim për masa, nuk pretendojmë fuqi mbinjerëzore për të ndaluar shiun, por përforcimi i argjinaturave të lumenjve që çdo herë që ka prurje vetëm pak më shumë se normalja, dalin nga shtrati dhe shkaktojnë dëme.

Lexo më shumë  Kraki: Edi Rama po i bën tradhti Kosovës në 5 vitet e fundit

Por për ndërhyrje të tilla, nuk ka pasur kohë as kësaj vere. Kështu që sot, dy deputetët socialistë të një prej zonave që njihet për prodhimin bujqësor në vend, Myzeqeja, dalin dhe paralajmërojnë qytetatët.

Erion Braçe, më “largpamësi” i qeverisë, flet për efektet e ngrohjes globale dhe këshillon të gjithë banorët e fshatrave të Divjakës që të largohen me bagëti se rreziku është i madh. Po ku të shkojnë? Nuk mbaron këtu! Braçe këshillon qeverinë që të marrë masa ndaj ndryshimeve klimaterike, duke kërkuar ndërhyrje në argjinatura. Mos vallë është pak vonë tani? Për të tepër që në fondin e caktuar për buxhetin e vitit 2022, qeveria i ka ulur fondet për kullimin dhe përforcimin e bordurave të lumenjve në vend. Pa menduar kështu për asnjë sekondë lidhur me kushtet atmosferike të vendit tonë, sepse nuk që njeri që surprizohet nga shiu që bie këtu? A nuk duhet të ishin marrë masat muaj para për të paraprirë 6 muaj të tjerë më “zemër të ngrirë” dhe me milarda lekë dëme tek fermerët. Apo do marrin dëmshpërblimin e subvjencioneve që u kanë hequr? Për më tepër që kjo situatë ka ndodhur edhe më parë. A zë mend kjo qeveri? Apo…?

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *