Lajme

Moti i keq godet Shqipërinë, intensiteti më i lartë i reshjeve sot në mbrëmje

Java nisi me reshje shiu në një pjesë të madhe të vendit si edhe erë, e cila shkaktoi dallgë deri në 8 ballë. Për shkak të kushteve atmosferike është ndërprerë edhe lundrimi i peshkarexhave si edhe të dy linjave të trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi.

Intensiteti i resheve pritet të shtohet gjatë orëve të pasditës për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.

Zonat me te gjelber dhe te verdhe do te perfshihen nga reshje te dendura shiu, kurse pjesa tjeter do te kete reshje me intensitet me te ulet. Për sa i përket vlerave termike, sipas Meteoalb mëngjesi i sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Dita e martë do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë do të ketë rritje të temperaturave nga dita në ditë. Kjo do të bëjë që në zonat malore temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë dhe maksimalet të jenë deri në 15 gradë celsius.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *