Moti i keq godet Londrën, njerëzit rrëzohen në tokë nga era (VIDEO)
Britania po përballet me një mot të keq. Stuhia Eunice me erëra deri në 122 km/h ka shkaktuar dëme të mëdha.
Ekspertët thonë se kjo është stuhia më e rëndë që nga viti 1987. Në media janë publikuar pamjet teksa shihet që era tepër e fortë rrëzon këmbësorët.
Pamjet, të xhiruara në Boxpark, tregojnë këmbësorët që shtrëngohen të mos bien në tokë. Probleme janë shënuar edhe në zona të tjera të shtetit ishullor.
Rruga Press