Lajme

Moti i keq e me reshje, rënie inertesh në disa akse në Qarkun e Elbasanit

ELBASAN – Reshjet e shumta që kanë përfshirë Qarkun e Elbasanit në 48 orët e fundit kanë sjellë mjaft probleme në disa prej akseve kryesore të zonës, ku raportohet se në akset nacionale ka pasur prezencë inertesh e aluvionesh, si në aksin Elbasan-Qafë Thanë, tek kthesat e Murrashit; në aksin Gramsh-Mollë Grabovë; në aksin Elbasan-Rrogozhinë në Murras.

Lexo më shumë  Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Rënia e inerteve është problematika që raportohet nga emergjencat e Elbasanit në disa akse për shkak të reshjeve. Sipas njoftimi, në qarkun e Elbasanit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar gjatë natës e orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, raportohet se nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Lumenjtë e përrenjtë kanë prurje mesatare larg pikës së rrezikut. Në furnizimin me energji ka një fider jashtë pune në Gramsh tek i cili po punohet nga ana e OSHEE.

Lexo më shumë  Eksperti i sigurisë nga Instituti “Octopus”: Serbia kërcënon sërish, BE-ja duhet të reagojë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *