Lajme

Moti i keq dhe me dallgë, kapiteneria e Vlorës: Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

Vendi ynë që prej orëve të mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu.

Si pasojë e kushteve atmosferike në Vlorë është urdhëruar ndalimi i lundrimit të mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.

Era e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla.

Lexo më shumë  Euronews akuzohet për “shkelje të qartë të integritetit editorial” për zgjedhjet në Hungari

Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për 24 orët në vazhdim në datat 07-08.10.2021 në drejtimin J-JL në forcën 6-7bft /10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge deri 1.50-3.50 metra:

NDALOHET DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE MARJEN E MASAVE.

2. Njoftohen të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 07-08.10.2021.

3. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 08.10.2021 / 22:00”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kapitenerisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Forca Kosovë! Përfaqësuesja na bëri krenarë pavarësisht humbjes në Stadiumin Fadil Vokrri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *