Bota

Moska tërhiqet nga Çernobili, Zelensky kërkon armë dhe ndihmë, rinisin bisedimet!

Lufta sot futet në ditën e saj të 37-të!  Një bazë ushtarake në rajonin Dnipro të Ukrainës është goditur nga forcat ruse sipas guvernatorit lokal për pasojë dy persona u vranë dhe pesë u plagosën në sulm, ndërkohë që forcat tokësore në rajonin e Zaporizhzhia janë çliruar nga trupat e Ukrainës.

Forcat ruse thanë se do të rihapin korridorin e evakuimit nga Mariupoli i rrethuar në Zaporizhzhia të premten me kërkesë të liderëve francezë dhe gjermanë. Më shumë se 100,000 civilë janë bllokuar në qytetin jugor, thonë zyrtarët ukrainas, i cili ka vuajtur javë të tëra nga bombardimet ruse.

Një zjarr shpërtheu në një depo karburanti në Belgorod, një qytet rus pranë kufirit me Ukrainën, tha guvernatori rajonal në kanalin e tij Telegram të premten në mëngjes. Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belgorodit, akuzoi Ukrainën se qëndron pas zjarrit pa dhënë prova të mëtejshme. Dy punonjës të depos janë lënduar nga zjarri, por jeta e tyre nuk është në rrezik, tha Gladkov. Banorët në afërsi të depos janë duke u evakuuar, shtoi ai.

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka folur dje para parlamentit australian, holandez dhe belg, ku ka kërkuar armë, ndihmë për të ndihmuar rindërtimin e vendit dhe për t’i dhënë fund biznesit me Rusinë. Zelenskyy, ditën e djeshme ka zhvilluar turin e tij virtual nëpër parlamentet e botës, përmes lidhjes video për t’iu kërkuar ndihmë për luftën në Ukrainë.

“Duhen sanksione më të forta në mënyrë që Rusia të mos ketë një shans për ta vazhduar më tej këtë luftë në Evropë. Ndaloni të gjitha tregtitë me Rusinë”, tha Zelenskyy.

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen. Duke folur në Bruksel këtë pasdite, Stoltenberg tha se sipas informacioneve që ai ka ata po përpiqen të rigrupohen dhe rifurnizohen që të përforcojnë ofensivën.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Agjencia ruse e lajmeve RIA ka cituar një zyrtar të ministrisë së jashtme të ketë thënë se vendi do t’i përgjigjet sanksioneve të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se Rusia shpreson që blloku të kuptojë se “konfrontimi me Moskën nuk është në interesat e saj”.

Raundi tjetër i negociatave të Ukrainës me Rusinë do të rifillojë online sot më 1 prill, tha kreu i delegacionit ukrainas. Por Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se ai ka një “pjesë shumë, shumë të vogël optimizmi” pas negociatave diplomatike në  Stamboll në  fillim të kësaj jave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *