Moska mund të mbetet pa para vitin e ardhshëm, thotë oligarku rus
Rusia mund ta mbetet pa para vitin e ardhshëm dhe ka nevojë për investime të huaja, ka thënë oligarku rus, Oleg Deripaska.
“Nuk do të ketë para vitin e ardhshëm. Ne kemi nevojë për investitorë të huaj”, tha ai në një konferencë ekonomike në Siberi.
Vërejtjet e miliarderit – i cili bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë në ditët e para të pushtimit – janë në kontrast me një vlerësim më optimist të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ky i fundit vlerësoi qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit përballë sanksioneve të pashembullta perëndimore të vendosura vitin e kaluar, raporton cnn.
Ndërkohë, prodhimi ekonomik i Rusisë u tkurr vitin e kaluar me 2.1 për qind, sipas një vlerësimi paraprak nga qeveria. Tkurrja ishte më e kufizuar nga sa parashikuan fillimisht shumë ekonomistë.
Investitorët e huaj, veçanërisht nga vendet “miqësore”, luajnë një rol të madh, tha Deripaska. “Nëse ata do të vijnë, pastaj varet prej Rusisë nëse do të mund të krijojë kushtet e duhura dhe t’i bëjë tregjet e saja tërheqëse”, citohet të ketë thënë ai.
Në një përpjekje për t’i dhënë fund agresionit rus në shtetin ukrainas, vendet perëndimore kanë ngrirë rreth 300 miliardë dollarë të rezervave valutore të Rusisë.
Rruga Press