Bota

Moska bombardon qytetet kryesore ukrainase, Kievi: Presim një sulm të madh më 24 shkurt

Nata e djeshme ka rritur edhe më tej tensionin në Ukrainë. Po ashtu janë shtuar dyshimet se vala e dytë e shumëpërmendur e Moskës po afron gjithmonë e më shumë. Alarme ajrore kanë përfshirë pothuajse çdo qytet të Ukrainës. Ato janë dëgjuar edhe larg nga epiqendra e konfliktit, rajonet e Luhanskut dhe Donjeskut.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Shpërthime dhe sulme ndaj infrastrukturave janë regjistruar kudo. Ato janë ndier nga qyteti më i rëndësishëm i pjesës perëndimore, Lviv, por edhe në zonën qendrore të Poltavës, ndërkohë që alarmi pati edhe në kryeqytetin Kiev, ku disa balona, të përdorura për spiunazh nga rusët u rrëzuan nga përgjigjja kundërajrore ukrainase. Ndërkohë, duket se mund të jetë pikërisht 24 shkurti që kujton fillimet e operacioneve ruse në Ukrainë që mund të shënojnë edhe fillimin e valës së dytë të luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *