Bota

Moska bllokon median investigative ruse “Proekt”, mbyllet filiali në SHBA

Kompania mediatike investigative ruse “Proekt” njoftoi të premten se po mbyll një degë të saj të regjistruar në Shtetet e Bashkuara një ditë pasi autoritetet ruse bllokuan aktivitetet e saj. Por përfaqësuesit e kësaj agjencie mediatike thanë se do të gjenin një mënyrë për të vazhduar investigimet e tyre ndaj elitës ruse.

Autoritetet ruse e shpallën të enjten “Proekt-in” një organizatë “të padëshiruar” që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe vendosën ndalimin e aktiviteteve të saj. Kjo është goditja më e fundit ndaj medias që investigon ato fusha, të cilat autoritetet i konsiderojnë të paprekshme.

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak Fico se ka ndihmuar Putinin të dobësojë Evropën

Masa është pjesë e një goditjeje më të gjerë përpara zgjedhjeve parlamentare të shtatorit ndaj atyre mediave që shihen nga autoritetet si armiqësore e të mbështetura nga jashtë.

“Proekt” ka botuar një seri investigimesh të hulumtuara thella e të forta, mbi elitën qeverisëse të Rusisë.

“Kompania “Project Media, Inc.”, regjistruar në Shtetet e Bashkuara po eliminohet dhe nuk ka më një marrëdhënie financiare me asnjë gazetar që punon në Rusi”, thuhej në një deklaratë të “Proekt” të postuar në median sociale.

Sidoqoftë, ne si gazetarë vazhdojmë të besojmë se puna jonë është e rëndësishme dhe e nevojshme për atdheun tonë. Ne do të bëjmë një njoftim të veçantë se në çfarë forme grupi i gazetarëve tanë do të vazhdojë punën”, thuhej në deklaratë.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Mbyllja e “Proekt” si dhe masat e autoriteteve kundër medias, nuk do të sjellin si rezultat më pak investigime gazetareske të përqendruara në Rusi”, thuhej më tej në deklaratë.

Kremlini ka mohuar më parë se po zhvillon ndonjë fushatë goditjeje të medias dhe e ka përshkruar tregun mediatik rus, të gjallë e me shumë mundësi zgjedhjeje për t’u informuar./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *