KryesoreLajme

Mosha e tretë “vulos” fitoren e PS-së në 5 bashki, të rinjtë refuzuan votimet

Këtë të dielë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit: Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat. Në orët e para të mëngjesit të së hënës përfundoi procesi i numërimit për të pesta bashkitë, ku fituan kandidatët nën logon e Partisë Socialiste, përballë kandidatëve të pavarur, disa prej të cilëve ishin mbështetur nga opozita, por pa logon zyrtare të ndonjë partie të kampit përkatës. Përjashtim bëri vetëm Cërriku, ku një prej kandidatëve ishte pjesë e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Lexo më shumë  Arrestimet e hajdutëve paralizojnë qeverinë e Shqipërisë, buxheti i 2025-ës akoma me suficit në Janar

Ajo që ra në sy në këto zgjedhje, sipas statistikave zyrtare nga KQZ, ishte pjesëmarrja e ulët në votime dhe statistikat mbi moshat e votuesve këtë të dielë.
Vihet re se të rinjtë deri në moshën 25 vjeç pothuajse refuzuan të marrin pjesë në zgjedhje, duke arritur në rastin më të mirë deri në 29 për qind. Nga ana tjetër, ata që përcaktuan rezultatin dhe fitoren e kandidatëve socialistë ishin kryesisht votuesit e moshës së tretë, të cilët shënuan pjesëmarrje të lartë.

Kandidatët fitues:

Lexo më shumë  Marrëdhëniet ndërkombëtare gjithnjë kanë qenë dhe janë "gjendje natyrore" të luftës së secilit kundër secilit, sipas parimit të më të fortit

Vlorë – Bruna Mersini (PS)

Mat – Altin Bojni (PS)

Tepelenë – Gramoz Sako (PS)

Berat – Ervin Ceca (PS)

Cërrik -Florenc Doka (PS)

Rruga Press

YouTube player