KryesoreLajme

Mosdekretimi i Isufajt për kryeprokuror, Haxhiu i jep të drejtë Osmanit dhe kritikon KPK-në

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë e mbështetë vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit duhet të jetë transparent e meritor dhe jo të ndikohet nga individë apo grupe të interesit.

“Mirëpres letrën e Presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit. Arsyet për këtë i ka përmendur edhe në letër presidentja Osmani. Kryeprokurori i Shtetit ka mandat 7 vite dhe sigurisht që ky proces duhet të jetë transparent e meritor, dhe jo të ndikojnë grupet e interesit apo individë brenda sistemit në mënyrë që të sjellin një rezultat që dihet para se të ndodh ai. Prandaj, unë e mbështes presidenten Osmani në letrën që e ka adresuar” është shprehur Haxhiu.

Lexo më shumë  Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Ministrja ka pasur kritika për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ia ka dorëzuar sërish presidentes Vjosa Osmani, emrin e Blerim Isufajt për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas Haxhiut, propozimi i njëjti nuk ka bazë kushtetuese e as ligjore.

“Këshilli Prokurorial nuk e di se ku është bazuar kur e ka dërguar emrin e njëjtë te presidentja Osmani sepse ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, ka përfunduar ajo.

Lexo më shumë  Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen Sllovaki-Kosovë
YouTube player