“Mos rri po duku”/ Jo vetëm në Tiranë! Edhe në Durrës protestohet sot kundër rritjes së çmimeve
Ditën e sotme përballë Kryeministrisë është paralajmëruar një protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe jo vetëm.
Ndërkohë nuk do të protestohet vetëm në kryeqytet, pasi një e tillë do të mbahet edhe në qytetin e Durrësit.
Protesta do të nis në orën 17:00 përballë bashkisë së Durrësit.
Rikujtojmë se ditët e fundit ka patur një rritje të çmimit të karburantit, produkteve ushqimore, duke i bërë të papërballueshme për qytetarët.
Çmimi i naftës ka kapur shifrën e 260 lekëve për litër, më e larta e regjistruar ndonjëherë në vend.
Po ashtu është rritur çmimi i miellit, bukës, vajit e produkteve të tjera ushqimore dhe atyre të shportës.
Rruga Press