Lajme

Mos lejoni qeverinë t’ju pengojë punën, thotë djali i gazetares së vrarë në Maltë

YouTube player

Krimet e pandëshkuara ndaj gazetarëve na ndërmendin menjëherë Daphne Caruana Galizian, gazetare investigative dhe aktiviste kundër korrupsionit në Maltë, e cila u vra në tetor të vitit 2017 me një bombë në makinë.

Djali i saj Matthew Caruana Galizia, pas asaj dite është angazhuar dhe përkushtuar që të fuqizojë gazetarët, aty ku u mohohen të drejtat më së shumti, edhe në Shqipëri.

Thirrja e parë që ai ka për kolegët në Shqipëri është që të mos e pranojnë si diçka normale mungesën e transparencës dhe të luftojnë deri në fund për përmirësimin e situatës në media. Sipas tij qeveria ka një rol të rëndësishëm në krijimin e një terreni të favorshëm dhe jo kërcënues për gazetarinë.

Lexo më shumë  Vizitë në Kroaci – ministri Maqedonci: Miqësia jonë është e përjetshme

“Në shumicën e vendeve demokratike, gazetarët janë të ftuar në mbledhje të rëndësishme për të treguar se procesi është transparent, se qeveria nuk ka çfarë të fshehë. Gazetarët nuk janë aty vetëm për të transmetuar se çfarë po ndodh, por prezenca e gazetarëve në të njëjtën dhomë me zyrtarët është një shenjë për të gjithë shoqërinë që qeveria nuk ka frikë të jetë nën shqyrtim,” – deklaroi Matthew Caruana Galizia.

Ai u shpreh se në vendin tonë përjeton një ndjenjë solidariteti me gazetarët duke qenë se në Shqipëri ky profesion haset me problematika të cilat nuk janë të panjohura për të. Sipas tij Malta e vitit 2017 kur iu vra e ëma, është e ngjashme me Shqipërinë e sotme sa i takon mungesës së lirisë në media.

Lexo më shumë  Reagon Haxhiu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Byroja do të bëhet

Matthew i vlerëson përpjekjet e gazetarëve në Shqipëri, por pohon se kanë një rrugë të vështirë përpara.

“E di që ka shumë gazetarë që po bëjnë më të mirën e tyre për të hetuar dhe raportuar mbi aktualitetin në vend dhe jashtë. Por, qeveria iu vendos gjatë gjithë kohës shkopinj nën rrota, duke ndërhyrë në aftësitë e tyre për ta bërë punën siç duhet,” – u shpreh gazetari. /euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *