Bota

‘Morëm gërshërët për t’u vetëmbrojtur’/Sulmi në Michigan, studentët rrëfejnë tmerrin

Michigani u trondit këtë të martë nga një ngjarje e rëndë, ku si pasojë e një sulmi në një shkollë të zonës, mbetën të vrarë tre studentë dhe u plagosën 8 të tjerë, mes të cilëve edhe një mësues.

Në lidhje me këtë ngjarje, kanë folur edhe studentët, të cilët ishin të pranishëm gjatë këtij sulmi, teksa tregojnë momentet tmerruese të momentit ku autori 15-vjeçar hyri në shkollë dhe nisi të qëllonte.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ata shprehen se gjatë sulmit kanë krijuar barrikada me tavolina dhe dyer në përpjekje për ti shpëtuar sulmit makabër, që la të vdekur tre të rinj.

‘Dëgjuam të shtëna dhe në këtë moment, mësuesi vrapoi të mbyllte derën e klasës, ndërsa ne menjëherë u ulëm poshtë bangave dhe krijuam me to barrikada për tu vetëmbrojtur, në rast se autori do hynte tek ne. Morëm në duar makinat llogaritëse dhe gërshërë që në rast se autori do të vinte drejt nesh, të mundeshim ta qëllonim me to’, u shpreh njëri nga studentët e pranishëm gjatë sulmit.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *