Lajme

Monumenti natyror 6 mijë vjeçar në Shqipëri drejt degradimit

Një nga dëshmitë më reale të vendbanimeve të lashta në Rajonin e Korçës është shpella e Trenit në Devoll.

Një monument natyre dhe kulture 6 mijë vjeçar, i cili degradon gjithmonë e më tepër nga viti në vit. Aty ku sot duhet të gëlonin vizitorët, shpellë apo shërben si vend strehim për bagëtitë e banorëve të zonës si dhe vend për të ndezur zjarre.

Lexo më shumë  Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Në brendësi të saj janë ende të freskëta gjurmë e zjarreve, të cilat sipas specialistëve, kanë dëmtuar në masë stalaktitet dhe stalagmitet që karakterizojnë këtë shpellë.

Gjendja pranohet edhe nga drejtori i Monumenteve të Kulturës në Korçë, Gjergji Koki, i cili shkon më tej kur thotë se që në vitin 2019 ka një projekt për rrethimin e saj, por deri me tani nuk janë gjetur financimet për ta realizuar këtë investim minimal.

Shpella, e cila ka nevojë për studime dhe verifikime për të nxjerrë më në pah vlerat e saj, cilësohet si një nga atraksionet kryesore turistike të rajonit, edhe pse ende nuk ka asnjë masë, të paktën për konservimin e saj.

Sot shpellën e Trenit, këtë monument të veçantë natyre, mund ta gjejnë vetëm banorët e zonës, pasi vizitorët nuk kane mundësi për shkak të mungesës së tabelave orientuese./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *