Monedha ruse në rënie të lirë. Putini ndërmerr hapin e dëshprëruar
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëzuar kompaninë e gazit “Gazprom”, që të transferojë pagesat e furnizimeve në Evropë me rubla. Putini ka thënë në një deklaratë se kjo masë duhet të ndërmerret sa më shpejt të jetë e mundur.
Kujtojmë se paraja vendase ruse, rubla, është zhvlerësuar në nivele rekord. Mediat shkruajnë se aktualisht një dollar amerikan po konvertohet me 155 rubla.
Përpara se të niste agresioni rus në Ukrainë, kjo monedhë vlerësohej midis 70-80 rubla për dollarë.
Rubla ruse ka humbur 90 përqind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vendosjes së forcave ushtarake në kufi të Ukrainës.
Kjo valutë ka rënë pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ekonomike dhe Kremlini vendosi kontrolle të kapitalit në përpjekje për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia.
Rruga Press