Bota

Momenti kur raketa izraelite godet bankën kombëtare islamike në Gaza

Pamjet amatore kanë kapur momentin kur banka kombëtare islamike në Gaza goditet nga raketa, gjatë një sulmi ajror të kryer nga ushtria izraelite.

Kamera kapi momentin kur raketa godet bankën në Rimal të qytetit të Gazës, ku si pasojë ngritet një re e madhe tymi dhe pluhuri, e nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe ndërtesat që gjendeshin përreth.

Lexo më shumë  Mburoja amerikane po lëkundet, Ukraina rrezikon të braktiset, Rusia po forcohet. Uashingtoni është kthyer në oborrin e Neronit, me një perandor zjarrvënës, oborrtarë të nënshtruar dhe një klloun të droguar me ketaminë, i ngarkuar me spastrimet e shërbimit publik

E nga sulmet ajrore izraelite brenda 24 orëve sipas zyrtarëve palestinezë janë vrarë 300 persona e në mesin e të vrarëve edhe binjakët tre muajsh, e ëma e tyre dhe tri motrat.

Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit janë akoma duke kërkuar të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player