Bota

Momenti kur një afro-amerikan qëllohet për vdekje nga polici

Videoja e një oficeri të Policisë në Shtetet e Bashkuara duke qëlluar për vdekje një afro-amerikan në pjesën e pasme të kokës pas një përleshjeje për elektroshok, është publikuar në rrjetet sociale, shkruan BBC.

Pamjet e incidentit, që ndodhi më 4 prill në Michigan, tregojnë Patrick Lyoya, 26 vjeç, duke ikur nga oficeri pas një ndalimi në trafik.

Lexo më shumë  Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit

Oficeri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, më pas dëgjohet duke i thënë Lyoyas “ta lëshojë elektroshokun”, përpara se afro-amerikani të qëllohet për vdekje teksa ai shtrihet me fytyrë përtokë.

Dhjetëra protestues u mblodhën të mërkurën jashtë Departamentit të Policisë Grand Rapids (GRPD) duke kërkuar që emri i oficerit të policisë të bëhet publik.

Aktualisht policia po heton për ngjarjen.

Lexo më shumë  Ukrainasit goditën me dronë dy fabrika strategjike në Rusi

Lyoya është me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos dhe ka jetuar në Grand Rapids për rreth pesë vjet, sipas zyrës së avokatit të të drejtave civile Benjamin Crump, i cili përfaqëson familjen Lyoya.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *