Bota

Momenti kur ‘kapsula e SpaceX’ me katër astronautë ‘aterron’ në brigjet e Floridas

Katër astronautë nga misioni Crew-2, i cili ka qenë në orbitë që nga pranvera, ranë në brigjet e Pensacola në Gjirin e Meksikës të hënën mbrëma.

Sipas mediave të huaja, pas një rënie dramatike gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, fluturakja Dragon, e quajtur Endeavour, u hodh me parashutë në det siç ishte planifikuar.

Lexo më shumë  Aeroportet evropiane ngrenë alarmin: Vera në rrezik, kemi karburant rezervë edhe tre javë

Anija kozmike filloi udhëtimin e saj tetë-orësh të kthimit më herët gjatë ditës me një fluturim 90-minutësh rreth stacionit hapësinor, gjatë së cilës ekuipazhi mori një seri imazhesh.

Aty ishin astronautët e NASA-s, Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, si dhe astronauti japonez Akihiko Hoshide dhe astronauti francez Thomas Pesquet.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron Putinin për nëndetëset ruse: Çdo sulm ndaj kabllove dhe tubacioneve do të ketë pasoja serioze

Roja Bregdetare po ndihmonte dhe ishte krijuar një zonë prej 10 miljesh për të mbajtur anijet larg zonës.

Largimi i SpaceX nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka hapur gjithashtu rrugën për nisjen e katër “pasardhësve”, ndoshta që të mërkurën mbrëma.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *