Momenti kur banorët e Havait hidhen në oqean për t’i shpëtuar zjarrit katastrofik që shkatërroi gjithçka
Pamjet e reja rrëqethëse të publikuara në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, shfaqin dhjetëra banorë të Havait duke kërcyer në ujë për t’i shpëtuar zjarrit katastrofik që preku qytetin Lahaina në fillim të kësaj jave.
Zjarri filloi të martën, duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e erërave të forta, duke u vështirësuar më shumë akoma operacioni për fikjen e zjarrit.
Deri më tani nga ky zjarr kanë humbur jetën 55 persona, dhe mbi 1 mijë tjerë po konsiderohen si të zhdukur.
Sipas banorëve të atjeshëm, shumë qytetarë janë djegur brenda veturave të tyre që shpërthyen, kurse thuhet se shuma trupa të pajetë janë parë duke qëndruar mbi ujë në oqean.
Në një video amatore, shihen qytetarët duke kërcyer në oqean që t’i shpëtojnë zjarrit, që u ishte ofruar pak metra dhe po shkatërronte gjithçka po që i dilte përpara.
Në anën tjetër, mijëra shtëpi e ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ndërsa një qytet i tërë është bërë rrafsh me tokë.
Rruga Press