Bota

Momente tmerri në aeroportin e Culiacan pas arrestimit të djalit të El Chapo-s

Ushtria meksikane arrestoi këtë të enjte Ovidio Guzmán-López, djalin e Joaquin “El Chapo” Guzmán, i cilësuar si trafikanti më famëkeq i drogës. Arrestimi ka ardhur vetëm pak ditë nga vizita e parë e Presidentit amerikan, Joe Biden, në Meksikë.

Menjëherë pas lajmit të arrestimit, në qytetin e Culiacan nisën trazirat, ndërsa kryebashkiaku Juan de Dios Gamez u kërkoi qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në qetësimin e situatës.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ndërkohë, një situata dramatike është përjetuar në aeroportin e Culiacan, ku anëtarët e kartelit të drogës nisën të qëllojnë me armë të kalibrit të lartë në drejtim të ushtrisë meksikane. Momentet e ankthit dhe terrorit u përjetuan edhe nga pasagjerët e një avioni, i cili ishte duke u ulur në atë momente në pistë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *