Sport

Mohamed Salah vendos rekord të ri në Premier Ligë

Liverpool e nisi kampanjën e re sezonale gjatë ditës së djeshme, duke regjistruar një fitore të pastër prej 3-0 ndaj Norwich.

Golat për Liverpool i shënuan Jota, Firmino e Salah.

Sidoqoftë goli i fundit i realizuar nga Salah, vendosi një rekord të ri të Premier Ligës.

Egjiptiani është bërë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që shënon gol në ndeshjen hapëse në 5 sezone rradhazi, duke vendosur kështu një rekord historik.

Lexo më shumë  Tronditet Kombëtarja, Armando Broja dëmtohet dhe rrezikon sfidën me Poloninë

Përveç golit të djeshëm, Salah regjistroi edhe dy asistime, duke u përfshirë në të gjitha golat e “Të Kuqve” në fitoren ndaj Norwich.

29-vjeçari tani ka 98 gola të realizuara në kompeticionin e Premier Ligës, dhe ndodhet vetëm 6 gola larg barazimit të Didier Drogbas nga golashënuesit më të mirë afrikan në histori të kompeticionit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Tronditet Kombëtarja, Armando Broja dëmtohet dhe rrezikon sfidën me Poloninë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *