Bota

Modelja Bella Hadid- Palestina u përket gjithmonë palestinezëve

E njohur për mbështetjen e saj të fortë për Palestinën, Hadid postoi në  Instagram një pikturë dore të ngjyrosur në formën e një fete shalqiri që është simboli i rezistencës palestineze ku dhe shkroi “Palestina u përket palestinezëve”.

Modelja palestinezo-amerikane me famë botërore Bella Hadid në postimin e saj në Instagram tha se “Palestina do të jetë gjithmonë e palestinezëve”.

E njohur për mbështetjen e saj të fortë për Palestinën, Hadid postoi në llogarinë e saj në Instagram një pikturë dore të ngjyrosur në formën e një fete shalqiri që është simboli i rezistencës palestineze dhe në të cilën shkroi “Palestina u përket palestinezëve”.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

“Palestina u përket gjithmonë palestinezëve. Kjo kështu ka qenë dhe kështu do të mbesë gjithmonë”, tha Hadid.

Ajo vuri në dukje se rrënjët e kulturës, prejardhjes dhe historisë palestineze “nuk mund të shkulen dhe të merren nga asnjë fuqi, para apo person”. “Thellësia e së vërtetës që zotëron populli palestinez do të jetojë gjithmonë. Dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë”, shkroi Hadid.

Më tej, Hadid theksoi se palestinezët e prekur nga sulmet në Gaza dhe Bregun Perëndimor duhet të kenë të drejtat themelore të njeriut, trt balkan.

Lexo më shumë  BE- ja Belgjikës: Do trajtoheni si Hungaria nëse nuk ndihmoni Ukrainën

“Ata meritojnë lirinë për të ardhur dhe për të shkuar si të duan. Ata meritojnë të mbeten të lidhur me tokat ku paraardhësit e tyre jetuan, i donin dhe ndërtuan familjet dhe komunitetet e tyre për qindra vjet. Ata nuk duhet të jetojnë në frikë, poshtërim apo nën pushtim”, tha modelja palestinezo-amerikane.

Rruga Press

YouTube player