Modeli i veçantë Ferrari Enzo del në shitje me firmat e Schumacherit, Barrichellos e shumë legjendave të tjerë
Ferrari Enzo, gjithmonë ka qenë një veturë e veçantë. Por çfarë të thuhet për ekzemplarin e nënshkruar nga legjendat e ekipit të Formula 1 nga Maranello, duke përfshirë kampionin e shtatëfishtë të gësaj gare, Michael Schumacher.
Enzo është prodhuar në vetëm 400 kopje dhe 31 janë në Britaninë e Madhe, duke përfshirë edhe atë që është nxjerr në shitje.
Ky model i Enzos është i veçantë pasi mban firmat e pjesëtarëve të Ferrarit të vitit 2004.
Pronari i parë i veturës ishte një koleksionist i famshëm, i cili e porositi posaçërisht atë në vitin 2004 dhe duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë me markën, ai ishte në marrëdhënie miqësore me drejtorët dhe punonjësit e fabrikës dhe me ekipin e F1. Kjo është arsyeja pse Enzo e tij u nënshkrua nga Michael Schumacher, Rubens Barrichello, Luca Di Montezemolo, Jean Todt, Ross Broën dhe Nigel Stepney, të gjithë legjenda të Formula 1 dhe të Ferrarit.
Sot, vlera e Enzos llogaritet me miliona dhe çmimi është rritur ndjeshëm shkaku i firmave në të. /autoblog
Rruga Press