Modelet më të mira të tankeve që Polonia ia ka dorëzuar sot Ukrainës
Tanket PT-91, prodhim polak, kanë mbërritur në Ukrainë, ka konfirmuar të hënën, Andriy Yermak, shef i zyrës së Presidentit të Ukrainës, në Twitter, përcjell “Ukrinform”.
Numri i këtij lloji të tankeve nuk është bërë i ditur, ndërkohë Yermak ka falënderuar Poloninë për ndihmën e vazhdueshme.
Më herët, Polonia ia dorëzoi Ukrainës edhe 240 tanke T-72 si dhe më shumë se 100 transportues.
Tanku PT-91 Twardy u krijua bazuar në modelin T-72M1. Ndryshimet më të mëdha teknike, krahasuar me T-72, kanë të bëjnë me sistemin e ri të kontrollit të zjarrit dhe blindimin. Ky lloj është prodhuar në Poloni nga viti 1995 deri në vitin 2002. Gjithsej 232 tanke PT-91 Twardy janë prodhuar për nevojat e Forcave të Armatosura Polake dhe tash nuk dihet se sa prej tyre janë dërguar si ndihmë ushtarake në Ukrainë.
Polonia së fundi ka porositur tanke amerikane Abrams dhe po ashtu është e interesuar për tanket jug-koreane K2, për të zëvendësuar ato që ia ka dhuruar Ukrainës, e cila po lufton për t’u mbrojtur e çliruar nga Rusia.
Rruga Press