BotaKryesore

MKE prezanton “Tolga” – armën turke që bllokon dhe shkatërron çdo dron në rreze 10 km

Kompania turke e mbrojtjes MKE ka prezantuar sistemin e saj më të ri antidron, të quajtur “Tolga”, në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) 2025 në Stamboll. Ky sistem ofron mbrojtje të integruar dhe me shumë shtresa kundër dronëve, duke kombinuar teknologjinë e bllokimit elektronik dhe armët fizike të kalibrave të ndryshëm.

Sistemi përfshin qendra komande dhe kontrolli, radarë të fuqishëm dhe kulla armësh që mund të neutralizojnë dronët në distanca që variojnë nga 10.000 metra deri në 300 metra, në varësi të madhësisë së kërcënimit. Për shembull, Kulla Tolga 35 mm arrin deri në 3.000 metra, ajo 20 mm deri në 1.000 metra, 40 mm deri në 500 metra, ndërsa kulla 12,7 mm deri në 300 metra.

Lexo më shumë  Ukraina godet sërish tubacionin rus të naftës, “Druzhba”

Sipas Tolga Çelik, zëvendësdrejtor i MKE-së, sistemi “Tolga” është krijuar si përgjigje ndaj kërcënimit gjithnjë e më të madh që paraqesin dronët në luftëra moderne, duke siguruar mbrojtje të menjëhershme dhe efikase për bazat dhe objektet kritike. Ai theksoi se sistemi përfshin radarë dhe pajisje elektro-optike që zbulojnë dronët në fazën e hershme, duke i bllokuar apo shkatërruar përpara se të arrijnë objektivin.

MKE njoftoi se ky sistem do të jetë një nga armët kryesore të mbrojtjes kundërdron në arsenalin turk, ndërsa interesimi për eksport është rritur që në ditën e parë të prezantimit.

YouTube player
YouTube player