Mjeku që e operoi policin që u sulmua në veri: I larguam një pjesë të metalit
Mjeku i cili e ka operuar policin i cili të enjten mbrëma është lënduar në sulmin ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës në Serbovc të Zveçanit, Nazmi Kolgeci, ka theksuar se ai është jashtë rrezikut për jetë.
“Operacioni ka përfunduar, i kemi larguar një pjesë te metalit, ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kolgeci për KTV-në.
Polici i cili u lëndua të enjten para mesnatës pasi u sulmua në Serbovc të Zveçanit, është duke u trajtuar në QKUK.
Mbrëmë Policia e Kosovës u sulmua në këtë fshat dhe sipas njoftimit të Policisë sulmi kishte ardhur nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet me targa KM. Ndërkohë, u raportua se polici ishte lënduar lehtë.
Rruga Press