Shëndetësi

Mjeku i jep fund dilemës se vaksina ndikon në fertilitet

Epidemiologu Dritan Ulqinaku dhe Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani folën në një intervistë për situatën pandemike në të cilën ndodhemi.

Ata u shprehën se vaksina mbetet arma e vetme për t’u mbrojtur nga format e rënda të varianteve të Covid-19.

“Vazhdon të mbetet e vetmja mundësia për të mos u hospitalizuar.

Ekziston mundësia e infektimit por kur je i vaksinuar e kalon më lehtë, duke filluar nga zgjatja e shenjave, rritja e amplitudës së temperaturës dhe mundësia për t’u shtruar në spital është 90 përqind më pak se ata që nuk janë vaksinuar.”, tha Ulqinaku.

Ai shtoi se vaksinimi ka ulur rastet me komplikacione të rënda.

“Komplikacionet madhore kemi rreth gjashtë muaj që nuk na raportohen pothuajse fare.

Mund të flasim ndoshta me shifra që mund të shkojnë rreth dy milion vaksina, nuk i kanë kaluar 20 individë që kanë pasur probleme më shumë se normaliteti i tyre. Një masë shumë e madhe janë vaksinuar, që nuk kanë kaluar probleme serioze post vaksinale.”, tha ai.

Në një lidhje me Skype nga Gjermani, Çupi sqaroi se pse vaksina nuk ndikon në fertilitet. 

“Vaksinat me ARN si Pfizer dhe Moderna kanë një material që aplikohet nga prodhuesit e vaksinave dhe thonë se pas 46 orëve gjithë substanca shpërbëhet. Duhet të sqarojmë se këto vaksina me bazë gjenetike nuk futen te bërthama e qelizave tona.

I gjithë mekanizmi ndodh jashtë materialit dhe kjo do të thotë se nuk ka mundësi për predispozita të tjera gjenetike në të ardhmen.

Këto vaksina nuk ndikojnë në gjenetikën e njeriut sepse nuk ka lidhje fare me bërthamën aty ku është dhe materiali gjenetik.

Pra, nuk ka mundësi që të ketë fertilitet apo mutacione të njerëzve në gjenetikën e njerëzve. Janë thjesht teori konspirative.”, sqaroi Çupi.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kur do të marrë fund pandemia, Çupi tha se “në rast se nuk do të ketë një mutacion të ri ndoshta fundi i këtij viti apo fillimi i vitit tjetër infeksioni do të kthehet në një koncept endemik“.

Rruga Press

YouTube player