Bota

Mjeku i Bidenit: Presidenti i aftë për të kryer me sukses detyrat e tij

Presidenti Joe Biden iu nënshtrua intervenimit të tij vjetor shëndetësor të premten në mëngjes, në Qendrën Mjekësore Walter Reed, për herë të parë që kur u inaugurua si presidenti më i vjetër i mandatit të parë në historinë e SHBA-së.

Mjeku i tij Dr. Kevin O’Connor ka thënë se Bideni “mbetet i aftë për detyrën dhe i zbaton plotësisht të gjitha përgjegjësitë e tij pa asnjë përjashtim”.

Doktori i presidentit, që vazhdon ta përcjellë gjendjen e tij shëndetësore që kur Bideni ka qenë zëvendëspresient, ka thënë se rrezet X treguan se Biden ka artrit të shtyllës kurrizore dhe dëmtim normal për moshën e tij.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Mjeku e karakterizoi atë dëm si të moderuar në të rëndë, por tha se nuk ishte aq i rëndë për të çuar në ndonjë trajtim specifik.

Ai shkroi se kjo do të ndihmonte për të llogaritur disa nga ngurtësitë e fundit dhe ecjen e ngathët të Biden.

Dokumenti të cilin e ka publikuar O’Connor përmban të dhëna të detajuara rreth shëndetit të presidentit, duke përfshirë gjatësinë e Bidenit, peshën e tij dhe presionin e tij të gjakut 120/70. Sipas raportit, Biden nuk pi apo përdor duhan dhe stërvitet pesë herë në javë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Presidenti Biden mbetet një mashkull i shëndetshëm, energjik, 78-vjeçar, i cili është i aftë për të kryer me sukses detyrat e presidentit, për të përfshirë ato si Shef Ekzekutiv, Kreu i Shtetit dhe Komandant i Përgjithshëm,” shkroi O’Connor në shkrimin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *