KryesoreLajme

Mjekë dhe punonjës të Onkologjikut bënin ‘pazare’ me jetën, protestë te Ministria e Shëndetësisë

Tetë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendësdrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë vënë nën hetim dhe janë shkarkuar, pasi ata dyshohen se kanë krijuar një skemë abuzive të transferimit të pacientëve nga spitali shtetëror në një klinikë private. Mjekët dhe punonjësit e tjerë të spitalit Onkologjik të Tiranës janë zbuluar teksa bënin pazare edhe për operacionet.

Lexo më shumë  Alastair King-Smith përfundon mandatin, ja kush emërohet Ambasador i ri britanik në Shqipëri

Skandali në QSUT shkaktoi pakënaqësi të madhe në publik duke nxitur dhe një protestë. Protesta është planifikuar të mbahet këtë të mërkurë në orën 19.00, përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

YouTube player