Mjegulla e dendur prezente për orë të tëra në ultësirën e Kukësit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve pranë Rrugës së Kombit
Ultësira e Kukësit prej disa ditësh është e mbuluar nga mjegulla e dendur, e cila nis në orët e para të ditës dhe zgjat deri në mesditë.
Prania e saj, veç tjerash, kufizon së tepërmi pamjen duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Vështirësi mjegulla ka krijuar edhe tek lëvizja e qytetarëve në kalimin në rrugët e qytetit, duke detyruar edhe shtimin e punonjësve të policisë rrugore në patrullim.
Aksi Morin-Tuneli i Kalimashit i Rrugës së Kombit mbizotërohet nga mjegulla ndërsa policia rrugore po këshillin drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar në qarkullim në kushtet e pamjes së kufizuar.
Rruga Press


