BallinaLajme

Mjegull e dendur në Kukës, paralizohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

Kukësi është mbuluar nga mjegulla mëngjesin e kësaj të mërkure. Orët e para të ditës kanë sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar.

Më problematike situata paraqitet në Rrugën e Kombit, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegullës duke vështirësuar qarkullimin ndërkohë që fluksi i lëvizjes së automjeteve ka filluar të rritet për shkak të ardhjes së emigrantëve kosovarë për festat e fundvitit. Policia e Kukësit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizim më kujdes.

Lexo më shumë  Konjufca pret Ambasadorin gjerman Rudolph: Gjermania mbështet zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane në Kosovë

Prania e mjegullës së dendur është në segmentin Fushë Dukagjin – Tuneli i Kalimashit. Mjegulla e dendur pothuajse e bën të pakalueshëm këtë aks rrugor.

Drejtuesit e automjeteve ju duhet të lëvizin me kujdes. Mjegulla dominuese në qytet ka krijuar vështirësuar në qarkullimin e kalimtarëve dhe mjeteve. Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, Kukësi shfaqet i zhytur në një peizazh gri gjatë kohës së qëndrimit të mjegullës.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

Rruga Press

YouTube player