Kuriozitete

Misteri prapa 80 skeleteve të gjetura në Angli, disa me duar të lidhura prapa shpinës

Ekspertët po mundohen të zgjidhin misterin prapa dhjetëra skeleteve, disa prej të cilëve me duart e lidhura prapa, që u gjetën në një varr masiv në një zonë ndërtimi në Buckinghamshire.

Rreth 80 trupa u gjetën më 2019 në një tokë që po përgatitej për ndërtim, por pandemia e ngadalësoi punën aty.

Ekspertët kanë kuptuar se skeletet datojnë nga koha romake dhe shekulli 18. Por, nuk janë varrosur në një varrezë të organizuar apo varreza të krishtera.

Një teori propozoi vitin e kaluar se trupat mund të datojnë nga kohërat e anglosaksonëve apo nga Lufta Civile Angleze. Një tjetër teori është se mund të jenë trupat e kriminelëve që u varën, shkruan The Independent.

“Ishin më shumë se 40 trupa dhe i kishin duart prapa shpinës, që do të thotë se ishin të burgosur”, ka thënë anëtari i Këshillit të qytetit, Robin Stuchbury./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *