Bota

Mister mbi përhapjen e Covid-19 në stacionin polar në Antarktidë

Mbetet ende mister mënyra se si Covid-19 u përhap në stacionin polar në Antarktidë, pasi protokolli që ndiqet atje është shumë i rreptë.

Njëzet e pesë studiues në stacionin  polar belg “Princess Elisabeth” do të qëndrojnë në karantinë deri më 12 janar pasi dy të tretat e grupit janë infektuar me koronavirus, sipas “Sky.news”.

Rasti i parë i Covid-19 u zbulua më 14 dhjetor në një ekip studiuesish që kishin mbërritur në stacionin polar një javë më parë.

Të gjithë të vaksinuar me dy doza të vaksinës kishin bërë edhe testet diagnostikuesve të koronavisrusit.

Lexo më shumë  Ish-Këshilltari i Sigurisë në SHBA paralajmëron krizë globale: Trump Admiron Putinin dhe Kim Jong Un

Rasti i parë u izolua menjëherë, por me sa duket kishte infektuar dhe anëtarë të tjerë të ekipit hulumtues.

Ekipi i studiuesve të infektuar udhëtoi nga Belgjika në Afrikën e Jugut dhe prej andej në Antarktidë.

Në Afrikën e Jugut, rreth 99% e rasteve të reja të koronavirusit përfshijnë variantin Omicron, kjo është arsyeja pse shkencëtarët besojnë se 16 studiuesit që u infektuan me koronavirus ndoshta bartin variantin e ri.

Sipas gazetës belge “LE SOIR”, të gjithë studiuesit iu nënshtruan një testi PCR në Belgjikë, dy orë para nisjes për në Afrikën e Jugut.

Ata më pas iu nënshtruan një testi tjetër molekular, pesë ditë pas mbërritjes së tyre në Cape Town dhe u vunë në karantinë për dhjetë ditë.

Lexo më shumë  NASA bën histori, anija kozmike i mbijeton afrimit më të madh ndonjëherë me Diellin

Shkencëtarët iu nënshtruan një tjetër testi PCR në nisjen e tyre nga Cape Toën dhe një tjetër molekular, pesë ditë pas mbërritjes në Antarktidë.

Deri më 14 dhjetor, të paktën dy të tretat e misionit, ose 16 nga 25 punonjësit, ishin pozitivë me Covid.

Sipas informacioneve zyrtare, të infektuarit kanë simptoma të lehta. “Situata nuk është e rënduar,” tha menaxheri i projektit të stacionit polar Joseph Chick.

Koronavirusi u përhap pavarësisht masave të rrepta paraprake.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *