Bota

Miratohet marrëveshja me kishën serbe, Abazoviç humb mazhorancën

Tashmë është një fakt që Dritan Abazoviç ka humbur mazhorancën dhe rrezikon të largohet nga posti i kryeministrit në Malin e Zi.

Dritan Abazoviç, në këtë mënyrë u “vetësakrifikua” për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe edhe pse ishte paralajmëruar nga disa anëtarë të qeverisë së tij se nuk do ta mbështesnin më nëse ajo do të miratohej.

Kabineti qeveritar u mblodh mesditën e së premtes dhe për miratoi akordin që duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviq tha se qeveria e Dritan Abazoviqit po humbë kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani.

Pas miratimit të këtij dokumenti, Marrëveshja Themelore do t’i dërgohet Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd, i cili gjithashtu duhet ta pranojë atë.

Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe, farsë… Këto ishin vlerësimet e disa partive politike në Mal të Zi për një version të Marrëveshjes Themelore, që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën.

Reagimi më i ashpër ka qenë nga partitë që marrin pjesë në Qeverinë e Malit të Zi ose i ofrojnë asaj mbështetje politike në Kuvend: Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ajo që kundërshtohet me të madhe në propozim-tekstin e marrëveshjes së Qeverisë, është pjesa që e njeh subjektivitetin e Kishës Serbe në Mal të Zi gjashtë shekuj më herët se atë të Kishës në Serbi.

E njohur si Marrëveshja Themelore, ajo nënshkruhet me bashkësitë fetare për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella pronësore dhe juridike.

Pas gati një dekade negociatash të pasuksesshme të qeverive të mëparshme, kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, premtoi nënshkrim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *