Lajme

Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë, ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, teksa propozoi miratimin e kësaj nisme tha se ndërtimi i kësaj rruge që është marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, do të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve.

“Me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Maqedoninë, ministria propozon miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Ndërtimi i kësaj rruge është një proces që ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve”, ka thënë zëvendësministrja.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Prizren-Tetovë, ndonëse është premtuar nga shumë qeveri në Kosovë se do të ndërtohet, punimet në realizimin e këtij projekti ende nuk kanë filluar.

Në muajin shtator të vitit të kaluar në një mbledhje të përbashkët, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nënshkruan disa marrëveshje në mesin e të cilave edhe marrëveshjen për ndërtimin e një rruge që lidhë Prizrenin me Tetovën.

Ndërtimi i kësaj rruge për të cilën tashmë janë bërë studimet e fizibilitetit pritet të përfundoj deri në fund të vitit 2024.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Kostoja e projektit që përfshinë edhe një tunel rreth 6 kilometra të gjatë, pritet të jetë rreth 150 milionë euro dhe synohet që të ndërtohet kryesisht me fonde nga jashtë, pati deklaruar zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ndikimi i këtij projekti është e një rëndësie të madhe ekonomike, si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Rruga Prizren – Tetovë sipas planifikimeve pritet të jetë e gjatë rreth 50 kilometra. Ky do të jetë një projekt i përbashkët në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *