KryesoreLajme

Miratohet buxheti i Podujevës për 2026/ Bulliqi: investime në arsim, shëndetësi e infrastrukturë

Komuna e Podujevës ka miratuar buxhetin për vitin 2026, i cili kap vlerën mbi 34.7 milionë euro dhe konsiderohet si më i madhi ndonjëherë për këtë komunë.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se ky është një buxhet zhvillimi dhe transformimi të plotë për komunën, që përfshin projekte të mëdha në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, kulturës, sportit dhe zhvillimit ekonomik.

Lexo më shumë  Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!

Ai falënderoi anëtarët e Kuvendit Komunal që votuan pro këtij buxheti, duke theksuar se qytetarët do ta ndiejnë edhe më shumë dorën e qeverisjes lokale.

“Urime e na priftë e mbara”, ka shkruar Bulliqi pas miratimit të këtij buxheti historik për Podujevën.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh