Lajme

Ministrja Rozeta Hajdari jep detaje për Parkun e biznesit gjerman në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se ka udhëhequr dhe mbështetur ekipin e KD Business Development, që nga vera e vitit 2021, për realizimin e projektit strategjik të parkut të biznesit në fushën e inxhinierisë mekanike dhe konstruksionit metalik në Republikën e Kosovës.

Sipas saj, ky park gjerman i biznesit do të vendoset në zonën ekonomike të Lipjanit, e certifikuar dhe ndërtuar me investime nga MINT dhe pranë rinisë sonë në Prishtinë, që është brezi i ri premtues për inovacion dhe transformim industrial.

“Parku i biznesit gjerman përfshin edhe qendrën e trajnimit, përkatësisht transferimin e njohurive dhe transferimin e teknologjisë, i cili ka për qëllim ngritjen e industrisë së kualifikuar të metaleve në Republikën e Kosovës, me një grup deri në 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme gjermane nga sektorët e inxhinierisë mekanike, konstruksionit metalik dhe industrive të ngjashme. Parku gjerman i biznesit do të mundësojë transformimin e industrisë së Kosovës, me më shumë inovacion dhe investime për zhvillim të produkteve dhe ndërtim të një ekosistemi, që mundëson punësim dhe zhvillim më të shpejtë industrial, duke u bazuar në përvojën dhe modernizimin e ndërmarrjeve gjermane”.

Lexo më shumë  "Megafon i qeverisë"/ BIRN: Makineria propagandistike e PR-it të PS-së, po minon gazetarinë në Shqipëri

“Jam e lumtur qe bashkëpunimi ynë i suksesshëm gjerë më tani, ka rritur besimin dhe po bindë gjithnjë e më shumë investitorë për të investuar në Kosovë, sikurse tani në fushën e inxhinierisë dhe ndërtimit, të cilët tashmë kanë ndarë mjete dhe janë duke u përgatitur për ndërtimin e fabrikave të tyre në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë, mbrëmë është bërë hapja solemne e kompanisë së parë gjermano-kosovare “KICK Engineering & Manufacturing Kosovo” Sh.P.K – si pjesë e KD Business Development GMBH dhe hap i parë historik për themelimin e parkut gjerman të biznesit në fushën e inxhinierisë mekanike dhe konstruksionit metalik në Kosovë.

Lexo më shumë  I dërguari i BE-së për dialogun viziton Kosovën, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Hajdari ka shkruar se bashkë me kryeministrin Kurti, kanë shprehur mirëseardhje investitorëve të rijnë gjerman, duke shtuar se janë të përkushtuar në misionin e përbashkët për zhvillimin dhe transformimin e industrisë së vendit tonë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *