KryesoreLajme

Ministrja Nagavci prezanton politikat dhe dokumentet për mbrojtjen e fëmijëve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës, respektivisht Forumi Nacional për Shkolla Miqësore, në koordinim me organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children, organizuan Konferencën për politikat e mbrojtjes së fëmijës: Promovimi i politikave, veprimeve dhe dokumenteve të zhvilluara me interes për fëmijët në institucionet e arsimit parauniversitar.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, mbrojtja e fëmijëve është prioritet i padiskutueshëm, i cili realizohet duke punuar në disa fronte njëherësh, me politika dhe veprime.

Ministrja Nagavci ka falënderuar secilin kontribues, qoftë në hartim të dokumenteve, politikave të cilat janë miratuar, rregulloret e brendshme dhe në angazhimin e tyre që të kemi shkolla miqësore dhe të sigurta.

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

Ministrja Nagavci tha se, dokumentet dhe politikat e miratuara janë obligim parësor, për të mundësuar pastaj veprimet nga ana e shkollave apo komuniteteve të tjera të cilat punojnë me fëmijë.

Duke folur për arritjet e shënuara sa i përket veprimeve dhe politikave për mbrojtjen e fëmijës, ministrja Nagavci tha, në Ministrinë e Arsimit është duke punuar shumë, për të ofruar kushte dhe shërbime më të mira edukativo-arsimore, duke nisur që nga fëmijëria e hershme, pasi investimi në grupmoshat e reja rrit premisat për zhvillimin e fëmijëve në nivele të tjera.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se, MASHTI ka punuar në kompletimin e infrastrukturës ligjore dhe dokumenteve strategjike për të rritur cilësinë në arsim, ndërsa ka folur edhe për finalizmin e rregullores për rekrutimin e stafit të ri, në mënyrë që të evitohen problematikat në rastet e mungesës së mësimdhënësve dhe plotësimit të vendeve të punës në institucionet arsimore.

Lexo më shumë  Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen Sllovaki-Kosovë

Krahas politikave dhe veprimeve për mbrojtjen e fëmijës, ministrja Nagavci tha se, është e përkushtuar edhe në fuqizimin e e mekanizmave të cilat rrisin përkushtimin brenda shkollave tona, për të reaguar në mënyrë efektive ndaj çdo problemi me të cilin ballafaqohen fëmijët tanë.

Rruga Press

YouTube player